BallinaRegjionaleDrenasVeseli shkon me tren në Drenas, tregon se do të investohen 208...

Veseli shkon me tren në Drenas, tregon se do të investohen 208 milionë euro në hekurudha

Të ngjajshme

Abdixhiku shtron iftar për myftiun Tërnava

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar për...

Ballkani sjell një transfer cilësor, ish-lojtarin e AEK-ut

Ballkani ka zyrtarizuar një prurje të re në skuadër. Boshnjaku...

Mbappe e nis nga stoli, Reali publikon formacionin ndaj Cityt

Sonte luhet superndeshja e raundit të 1/8-tave në Ligën...
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, sot ka shkuar me tren në Drenas.

Gjatë këtij udhëtimi, Veseli ka bashkëbiseduar me udhëtarët e trenit për rëndësinë e transportit hekurudhor dhe për investimet që do të bëhen në tre vitet e ardhshme.

Pas rregullimit të infrastrukturës rrugore, Veseli ka thënë se e kanë radhën hekurudhat.

“Në tre vitet e ardhshme do të investohen rreth 208 milionë euro në sistemin hekurudhor”, ka thënë Veseli, transmeton lajmi.net.

Rajoni i Drenasit dhe Drenicës do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga rehabilitimi gjeneral i hekurudhës Fushë Kosovë-Klinë-Pejë, ka thënë Veseli, si dhe nga modernizimi në drejtim të Prizrenit.

Gjithashtu, jetësimi i projektit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë që po ndodh në Maqedoni, sipas kryeparlamentari Veseli, do t’i lidh hekurudhat e Kosovës edhe me ato të Republikës së Shqipërisë dhe portet e Durrësit dhe Vlorës.

“Kjo do të thotë që Kosova do të bëhet një nyje e rëndësishme lidhëse e transportit për rajonin, duke shtuar kështu edhe potencialin për turizmin tranzit”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz