back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVeseli premton pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të të punësuarve në prodhimtari

Veseli premton pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të të punësuarve në prodhimtari

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe kryesues i listës së koalicionit të madh, ka thënë se do ta dyfishojnë rritjen ekonomike vjetore, transmeton “Zeri.info”.

Përmes postimit të një videospoti në llogarinë e tij, Veseli ka thënë se brenda këtyre 4 viteve do të kemi pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të numrit të punësuarve në sektorin e prodhimtarisë.

Buxhetin për bujqësinë, Veseli ka thënë se nga 58 milionë euro do ta bëjnë 120 milionë.

“Kosovës i duhet një Fillim i Ri për ekonominë tonë, që ta dyfishojmë rritjen tonë ekonomike vjetore për 8%, që brenda këtyre 4 viteve të kemi pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të numrit të punësuarve në sektorin e prodhimtarisë. Do ta rrisim sektorin e bujqësisë, do të rriten grantet dhe subvencionet, nga 58 milionë do të jenë në dispozicion 120 milionë euro. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Me platformën fituese “Fillimi i Ri”, ne do t’ia japim kuptimin këtij shteti dhe kësaj lirie. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz