Veseli: PDK në Skenderaj është emblemë e PDK-së

Kryetari i Partisë Dermokratike të Kosovës ka mbajtur takim me strukturat drejtuese të degës së PDK-së në Skenderaj. Në takim Veseli ka bashkëbiseduar me udhëheqësit e PDK-së në të gjitha nivelet e organizimit partiak të degës, duke përfshirë Kryesinë, Këshillin Drejtues, kryetarët e nëndegëve, strukturat drejtuese të Rinisë Demokratike dhe ato të Gruas Demokratike. Në takim kanë marrë pjesë edhe deputetët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës nga Skenderaj.
Në hapje të takimit Kryetari Veseli ka shprehur respektin e tij për të gjithë aktivistët e partisë në Skenderaj, duke thënë se është nder për të të jetë në Skenderaj. Ai ka thënë se strukturat politike të PDK-së në Skenderaj janë emblemë e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi aktiviteti i tyre politik që nga themelimi i partisë, ka qenë esencial për fuqinë e PDK-së në nivel vendi. Kryetari Veseli ka theksuar edhe hendikepin e mungesësë së Kryetarit të degës Sami Lushtaku, në krye të degës së PDK-së në Skenderaj.
Veseli ka folur po ashtu edhe për sfidat që e presin Kosovën dhe PDK-në të ardhmen, duke kërkuar angazhim të përbashkët të të gjithëve në shërbim të avancimit të proceseve në Kosovë. Ai ka thënë se i takon PDK-së të marrë përgjegjësi si partia më e madhe dhe shtet formuese në Kosovë.
Pjesëmarrësit në takim kanë ngritur për diskutim një varg çështjesh që kanë të bëjnë me organizimin e PDK-së në përgjithësi dhe degës në Skenderaj në veçanti, përfaqësimin e degës në strukturat drejtuese dhe në ato qeverisësë, si dhe çështje të tjera të aspektit ekonomik e zhvillimor. Udhëheqësit e strukturave të PDK-së në terren janë zotuar për intensifikim të aktiviteteve politike në terren në shërbim të ngritjes së kapaciteteve organizative dhe fuqizimit të partisë në të gjitha nivelet e saj.
Lexo edheKEDS: Pa rrymë këto vende
Në fund të takimit Veseli ka kërkuar unitet brenda partiak dhe punë në shërbim të vendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka potencuar edhe një herë se fuqia e PDK-së përcaktohet nga fuqia e strukturave të saj.














