Veseli nga Pokleku i Drenasit: Masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar – kurrë s’kemi për t’i falë
BILLI

Lexo edhe20 vite nga masakra e Poklekut/ Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Veseli ka përkujtuar 54 civilët e masakruar, teksa ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohen masakrat e Serbisë në Kosovë.
Po ashtu, kryetari i Kuvendit, ka thënë se këto masakra nuk do të falen asnjëherë.
Lexo edhe20 vite nga masakra e Poklekut/ Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes
Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë.