Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot nënshkroi Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky ishte njëri nga nënshkrimet më të mira dhe më të vlefshme, shkruan Indeksonline.

“Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli./Indekonline/