back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeVeseli në takim lamtumirës me shefen e EULEX-it, Papadopoulou

Veseli në takim lamtumirës me shefen e EULEX-it, Papadopoulou

Të ngjajshme

Zhegrova zbulon se a do të luajë në derbi kundër Interit

Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Juventusit,...

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, në përfundim të misionit të saj në Kosovë.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që institucionet e Kosovës dhe EULEX-i kanë kultivuar që nga fillimi i punës së këtij misioni, e në mënyrë të veçantë gjatë periudhës sa ky mision udhëhiqej nga znj. Papadopoulou.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi drejtuesen e deritashme të EULEX-it për mbështetjen që ky mision dhe vet znj. Papadopoulou i kanë dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, duke theksuar përkushtimin e institucioneve vendore për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe me pasardhësin e saj në krye të këtij misioni.

Alexandra Papadopoulou, nga ana e saj, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa shprehu kënaqësinë për vitet e kaluara në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Veseli, i uroi znj. Papadopoulou suksese në detyrat e saj të reja në të ardhmen.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz