back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeVeseli në Hagë: Unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë,...

Veseli në Hagë: Unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë, veprimet e mia ishin ligjore – Drejtësia mund të vonohet, por jo të mohohet

Të ngjajshme

Napoli i Rrahmanit dorëzohet për titull, humb ndaj Atalantas

Skuadra e Atalantas ka shënuar fitore 2:1 ndaj Napolit,...

Fitojnë Drita, Ferizaj e Gjilani

Llapi është mposhtur nga Drita, Ferizaj ka arritur fitore ndaj Ballkanit e Gjilani...

Ish-lojtari i Premierligës zbulon se pse lojtarët shpesh i pështyjnë pijet

Një ish-futbollist i Premierligës ka shpjeguar pse lojtarët shpesh...

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, po i thonë fjalët e tyre përmbyllëse, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë fjalës së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Veseli ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë ligjore dhe se nuk ka asnjë provë që ai ka kryer krime të luftës.

“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do t’ia dëshiroja askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

Para gjyqësorit, Veseli ka thënë se se drejtësia ndonëse mund të vonohet, ajo nuk mund të mohohet.

“Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur që qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij.

Para tij, fjalën përfundimtare e ka thënë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz