back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeVeseli: Miqësia dhe partneriteti me SHBA-të, esencial për zhvillimin e Kosovës

Veseli: Miqësia dhe partneriteti me SHBA-të, esencial për zhvillimin e Kosovës

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Kaq kushton prishja e sotme në KEK, sipas Janina Ymerit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5...

Pezullohet zyrtari korrektues që u kap duke tentuar të fusë kontrabandë në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga detyra...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-ve, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë, për mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve.

Veseli falënderoi Ndihmës Sekretarin Karem për përkrahjen që shteti Amerikan ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa shtroi nevojën për mbështetje të mëtejme dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e politikës amerikane.

Kryeparlamentari Veseli e njoftoi z. Karem për arritjet e Kosovës gjatë dhjetë vjetëve të shtetësisë së saj, si në konsolidimin e brendshëm institucional e demokratik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i cili çdo ditë e më shumë po zë vendin në skenë ndërkombëtare.

“Kosova dhe SHBA-të do të bashkëpunojnë ngushtë në agjendën e transformimit të FSK-së në Ushtri”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

Diplomati amerikan, Karem, konfirmoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz