back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeVeseli mbledh Kryetarët e Degëve të PDK-së, kërkon formimin e shtabeve zgjedhore

Veseli mbledh Kryetarët e Degëve të PDK-së, kërkon formimin e shtabeve zgjedhore

Të ngjajshme

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...
- Advertisement -
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një takim me Kryetarët e Degëve të PDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Veseli ka thënë se PDK është gati për zgjedhje dhe në këtë proces hyn për të fituar.
“Tashmë data zgjedhjeve duhet të caktohet sa më parë. Ne kemi përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor, që ka fuqizuar PDK-në, dhe jemi të përgatitur për zgjedhje si asnjëherë më parë”, është shprehur Kryetari Veseli.
Në takim është vendosur që të gjitha Degët e PDK-së të krijojnë shtabet zgjedhore gjatë kësaj jave dhe po ashtu është kërkuar nga Kryetarët e Degëve që të fillojnë propozimet për kandidatët për deputetë që do të jenë pjesë e listës kandiduese të PDK-së.
“PDK hyn në zgjedhje me qëllimin e qartë për të fituar në këtë proces dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri me legjitimitet të plotë qytetar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike”, ka thënë Kryetari Veseli.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz