back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeVeseli: Kosova është e atyre që janë me shumicë, e shumica është rinia

Veseli: Kosova është e atyre që janë me shumicë, e shumica është rinia

Të ngjajshme

Zyrtarizohet transferimi i Lookmanit te Atletico Madridi

Ademola Lookman ka bërë lëvizjen e madhe në ditën...

Azemi: Punëtorët teknikë në QKMF Klinë po paguhen nën minimumin ligjor

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të...

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

Sot, në përvjetorin e 9-të të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka thënë se ky Kuvend është shembulli më i mirë i organizatave rinore në Kosovë.

Kreu i Kuvendit tha se duhet të punohet edhe më shumë në mënyrë që të të krijohet perspektivë për të gjithë. Ai tha se me resurset e jashtëzakonshme natyrore që vendi ka, duke përfshirë edhe rininë, zhvillimi është i garantuar.

Duke folur për liberalizimin e vizave, kryeparlamentari Veseli tha se kjo nuk do të thotë largim nga vendi ynë, por përkundrazi, perspektivë në vendin tonë për ta shtyrë atë drejt zhvillimit.

“Së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave por të rinjtë tanë nuk duhet asnjë moment ta shohin këtë si mundësi për largim nga Kosova. Liberalizimi do të thotë sjellje të Evropës në Kosovë. Kosova ka nevojë për të rinjtë e saj. Nuk ka zhvillim pa aktivizimin e potencialit të të rinjve. Rinia është Dekada e re e Pavarësisë së Kosovës. Shteti i Kosovës nuk do të qëndrojë indiferent ndaj ëndrrave të rinisë. Shteti i Kosovës është dhe do të mbetet në shërbim të vizionit të rinisë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se Veseli tha se kjo dekadë do të përcaktojë ndryshimin e kombit tonë.

“Mos shiko majtas dhe djathtas, nuk është askush. Shikojeni njëri-tjetrin dhe jeni bashkë, sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës. Ju duhet të merrni përgjegjësit e juaja. Kosova është e jona dhe më së shumti e atyre që janë me shumicë, shumica është rinia e Kosovës”, tha Veseli.​

Të Fundit

Sport

ShowBiz