back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeVeseli: Kosova e ka sistemin shëndetësor të dështuar

Veseli: Kosova e ka sistemin shëndetësor të dështuar

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë. Në takim u bisedua për problemin me të cilin janë duke u ballafaquar rreth 300 specializantë, të cilët kryejnë shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk marrin asnjëlloj kompensimi financiar.

Kryetari Veseli gjatë takimit theksoi se do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e zgjidhjes se kësaj situate të papranueshme, për të shtuar se “problemi juaj të nderuar specializantë është pjesë e faktit se ne kemi një sistem shëndetësor të dështuar. Ne kemi mjekë të shkelqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë”.

Më tutje kryetari Veseli theksoi se “ky sistem shëndetësor është njëkohësisht duke varfëruar popullatën tonë, sepse si pasojë e tij miliona euro të qytetarëve tanë përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, por edhe duke e varfëruar profesionalisht mjekësinë tonë, sepse duke mos u kushtuar kujdes kuadrove që krijohen me aq mund e sakrifica familjare, këto kuadro detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova. Është moment i fundit që të ndërhyjmë dhe t’i japim fund keqmenaxhimit dhe improvizimit në mjekësinë kosovare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz