back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeVeseli kërkon nga Franca mbështetjen për vizat dhe anëtarësimin në Interpol

Veseli kërkon nga Franca mbështetjen për vizat dhe anëtarësimin në Interpol

Të ngjajshme

Anëtari i PDK-së në KQZ paralajmëron: Zgjedhjet mund të rrezikohen nga ndërprerjet e rrymës

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Ilir Gashi,...

Lamine Yamal befason fëmijët në Dubai, luan me ta futboll në plazh

Futbollisti i Spanjës, Lamine Yamal është duke i kaluar...

Petrol Company sjell festën në SOS Fshatrat

Në kuadër të festave të fundvitit, Petrol Company, një...

Deri në gjysmë ore pritje për hyrje në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë paradites së sotme...

“Visar Hoti, e ardhmja e LDK-së në Podujevë”, analiza e Ymerit

Analisti Visar Ymeri e ka vlerësuar lart kandidatin e...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, me të cilën ka diskutuar për thellimin e ndërmjet Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe me theks të veçantë, për hapat që ka bërë Kosova në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik e të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

- Advertisement -

Kryetari Veseli falënderoi znj. Mangin dhe nëpërmjet saj shtetin francez, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fushat dhe proceset.

Kreu i Kuvendit u fokusua në agjendën euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe nevojën e përkrahjes së mëtejme nga vendet mike, si Franca.

Veseli theksoi se Franca e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe përkrahja e Parisit zyrtar në fazën finale të liberalizimit të vizave është shumë me rëndësi, por po ashtu i kërkoi edhe mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave dhe për këtë ka marrë vlerësimin e nevojshëm si nga Komisioni Evropian, po ashtu edhe nga Parlamenti Evropian. Tani presim një veprim të qartë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të reformave në agjendën evropiane. Adresa e Kosovës është Bashkimi Evropian dhe NATO dhe ne do ta ndjekim këtë rrugëtim”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë franceze, Florence Mangin, theksoi se do ta përkrahin rrugëtimin evropian të Kosovës, anëtarësimin në Interpol si dhe do të angazhohen për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz