BallinaLajmeVeseli kërkon heqjen e tarifës së sigurimit për kosovarët që udhëtojnë në...

Veseli kërkon heqjen e tarifës së sigurimit për kosovarët që udhëtojnë në Malin e Zi

Të ngjajshme

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Mohamed Salah!

Mohamed Salah pak më parë ka njoftuar largimin e...

Një muaj paraburgim ndaj L.F., për shkak të veprës penale të Vrasjes

Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me...

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin ka diskutuar për raportet midis dy vendeve dhe, me theks të veçantë, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe të komunitetit malazez në Kosovë, në anën tjetër. Kreu i legjislativit kërkoi po ashtu heqjen e tarifës së sigurimit të automjeteve prej 15 eurosh për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Malit të Zi.

Përmes komunikatës për media është bërë e ditur se kryeparlamentari i ka cilësuar si arritje të mëdha për shqiptarët në Malin e Zi dy vendimet e fundit të shtetit malazez, atë për themelimin e Komunës me shumicë shqiptare të Tuzit dhe miratimin e vendimit i cili parasheh zyrtarizmin e gjuhës shqipe në komunat që përbëjnë më shumë se 5 për qind të popullsisë shqiptare.

Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës e vlerësoi të një rëndësie të veçantë ratifikimin nga ana e Senatit amerikan të traktatit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e konsideruar këtë vendim një hap të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

Veseli bëri të ditur se Kosova do ta fusë me rishikim të buxhetit asfaltimin e rrugës Deçan – Plavë, ndërsa kërkoi që Mali i Zi ta përfundojë pjesën e vet të kësaj rruge. Kreu i legjislativit kërkoi po ashtu heqjen e tarifës së sigurimit të automjeteve prej 15 eurosh për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Malit të Zi.

Ambasadori Dinosha, nga ana e tij, theksoi përkushtimin e shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë.

Ai tha se krijimi i Komunës së Tuzit dhe zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në komuna të tjera, shtojnë peshën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe avancojnë statusin e tyre në këtë shtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz