back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeVeseli ka shkelur Statutin e PDK’së kur ka përjashtuar e shkarkuar zyrtarët...

Veseli ka shkelur Statutin e PDK’së kur ka përjashtuar e shkarkuar zyrtarët e Partisë

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Kryetari i rizgjedhur i PDK’së, Kadri Veseli, e ka shkelur krejtësisht Statutin e Partisë kur ka vendosur krye në vete t’i përjashtojë nga Partia e t’i shkarkojë nga Qeveria zyrtarët me aktakuza. Asnjë nen i Statutit të PDK’së nuk i jep kompetenca të tilla Kryetarit të Partisë. Gjithçka që mund të bëjë Veseli është të propozojë shkarkimin kurse vendimi i takon Kryesisë ose Këshillit Drejtues.

Express

Adem Grabovci duket se e ka lexuar dhe kuptuar saktë Statutin e PDK’së kur ka folur sot me përçmim për “vendimin” e Kadri Veselit për përjashtimin nga organet partiake të atyre që kanë aktakuza.

“Unë jam institucionalist, i respektoj institucionet, i respektoj rregullat që i nxjerri vet, Statutin e Partisë ai për mua është Kushtetuta e Partisë, siç është Kushtetuta e shtetit edhe Kushtetuta dhe programi janë për partinë”, ka thënë Grabovci sot kur ka thënë se s’mund ta largojë askush nga partia përveç ata që e kanë votuar.

Akti më i lartë juridik i PDK’së, Statuti, askund s’i jep kompetencë Kryetarit të Partisë t’i përjashtojë e shkarkojë zyrtarët partiakë.

Adem Grabovci duket se i është referuar Nenit 17 të Statutit të PDK’së, ku precizohet se vetëm organi që e zgjedhë edhe mund ta shkarkojë.

“Kompetent për përjashtimin e anëtarit nga PDK është organi që e ka pranuar. Anëtari mund të përjashtohet me vendim. Anëtarit të përjashtuar i dorëzohet vendimi me shkrim, menjëherë pas nxjerrjes së tij”, thuhet në pikën 5 të Nenit 17 në Statutin e PDK’së.

Kadri Vesei pasi u rizgjodh Kryetar i PDK’së tha se po i largon nga partia e Qeveria të gjithë ata që kanë probleme me Ligjin. I shkarkoi nga pozitat qeveritare: Besim Beqajn, Nijazi Kryeziun e Agim Çekun.

Nuk ka dhënë asnjë arsyetim, as nuk ka publikuar vendim se ku e bazon vendimin e tij.

Megjithëkëtë, “Kushtetuta” e PDK’së flet edhe për situata kur Kryetari i PDK’së bashkë me Kryesinë marrin vendim për përjashtimin e anëtarëve të partisë. Aty, specifikohet se duhet të merret vendim në këto organe dhe s’mund të këtë vendime autoritare.

“Kryetari së bashku me kryesinë e PDK, me vendim të veçantë, jashtë procedurave disiplinore, mund të përjashtojnë nga PDK secilin zyrtar që është në funksione të larta në PDK, qeveri ose kuvend, nëse konsiderojë se ai vepron në kundërshtim me politikat e PDK”, thuhet në pikën 5 të Nenit 66 të Statutit të PDK’së.

Edhe neni 10 i Statutit flet për kompetencat e kryetarit të PDK’së, të cilit i kërkohet të merr çfarëdo vendimi në Kryesi të Partisë për përjashtimin e anëtarëve.

Kadri Veseli ka thënë se do t’i largojë edhe nga organet drejtuese anëtarët e PDK’së që kanë aktakuza. Ka thënë se do t’ua pezullojë pozitat derisa të përfundojnë procedurat ligjore. As për këtë s’ka bazë në Statut.

Adem Grabovcin, Sami Lushtakun, Sokol Bashotën e Qemajl Mustafën mund t’i shkarkojë nga Këshilli Drejtues vetëm me votën e këtij mekanzimi partiak. Kështu e përcakton Statuti i PDK’së në Nenin 41.

Madje, aty specifikohet se largimi i anëtarit të Këshillit Drejtues bëhet vetëm nëse dënohet me vendim të formës së prerë e dënimi është më shumë se një vit burgim.

“Vendimin për përjashtim e merr Keshilli Drejtues, pas konsultimit me organet kompetente statutore dhe vërtetimit për shkelje serioze të statutit dhe veprim në kundërshtim me politikat e PDK. Si dhe anëtari i cili me aktgjykim të formës së prerë është i dënuar më shumë se një vit”, thuhet në pikën 2 të Nenit 41.

Express ka shkruar sot se Adem Grabovci s’e ka më mendimin e njëjtë sikur dikur – në përgjimet e PRONTO’s – kur zotohej se do të respektonte secilin vendim të Kadri Veselit, i cili ishte vetëm anëtar i PDK’së.

Në përgjime teksa merrte urdhra nga Veseli, Adem Grabovci thoshte se “ti merr vendime, unë i zbatoj”.

Raportet e Grabovcit me Kadri Veselin kanë ndryshuar krejtësisht prej se Kryetari i PDK’së vendosi t’i përjashtojë nga partia të gjithë ata që kanë aktakuza. E t’i shkarkojë nga Qeveria gjithë ata që përballen me drejtësinë

Të dielën, Adem Grabovci ka folur me përçmim kur është pyetur për vendimin e ish-shefit të SHIK’ut për përjashtimin nga organet e partisë të atyre që kanë probleme me ligjin.

“More çfarë vendimi të Kryetarit të Partisë? Çfarë largimi?”, ka shtruar pyetje Grabovci dhe ka dhënë përgjigje edhe për vendimin e Kadri Veselit.

“Mu vota më ka zgjedhë e vota mundet me m’largu, askush tjetër. Jam njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe nëse mbetet vetëm një anëtar i PDK’së, ai jam unë”, ka thënë Grabovci për Express.

Adem Grabovci nuk ishte lejuar të kandidonte për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale. Edhe i propozuari i tij për Ministër, Besim Beqaj, është shkarkuar nga Veseli.

Ish-Nënkryetari i PDK’së fillimisht kishte humbur pozitën e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së kur shpërtheu afera e quajtur “Pronto”, e cila ende nuk është mbyllur, e ku dëgjohen zyrtarët e PDK’së teksa flasin për punësimet e anëtarëve të partisë nëpër institucione të shtetit. Në mesin e bisedave janë edhe ato të Grabovcit me Kadri Veselin, i cili i tregon se cilin person duhet ta shtyjë përpara për pozitat publike.

Së fundmi, Kadri Veseli, në një paraqitje publike, dha lajmin se po i largon njerëzit me aktakuza nga Partia e Qeveria. Deri më tash kanë pësuar tre persona: Besim Beqaj, Nijazi Kryeziu dhe Agim Çeku.

Por, në Parti s’po ia pranojnë vendimin. Vendim ky që nuk është marrë as në Kryesi dhe as në Këshillin Drejtues.

Pikërisht këtu ndalet Adem Grabovci. Thotë se nga Partia të largojnë vetëm ata që të sjellin aty – anëtarët e Këshillit Drejtues.

“Vetëm vota mund të më largojë prej partie Unë i falënderoj të gjithë votuesit gjegjësisht anëtarësinë e PDK’së që më kanë votuar fuqishëm dhe jam njëri ndër më të votuarit në këshillin drejtues të PDK’së, vetëm ata që ma kanë dhënë votën mund të më largojnë”, ka thënë Grabovci.

Ish-deputeti i PDK’së ka thënë se respekton çfarëdo vendimi që bazohet në Statutin e Partisë. Ky dokument s’përcakton askund të drejtën e Kryetarit t’i përjashtojë njerëzit nga Partia.

“Unë jam institucionalist, i respektoj institucionet, i respektoj rregullat që i nxjerri vet, statutin e partisë ai për mua është kushtetuta e partisë, siç është kushtetuta e shtetit edhe kushtetuta dhe programi janë për partinë”, ka shtuar ai.

Kadri Veseli ende s’e ka thënë asnjë fjalë dhe s’e ka marrë asnjë veprim për largimin e atyre me aktakuza. Madje, disave ju ka premtuar se vendimi nuk i prek, duke bërë seleksionime.

Megjithëkëtë, Sami Lushtaku dhe Sokol Bashota, po ashtu, kanë refuzuar të pranojnë vendimin e Kryetarit të PDK’së.

Lushtaku ka thënë se s’ka bir nane që e largon nga PDK’ja. Ka kërkuar të largohen me turp 4-5 njerëz të PDK’së që kontrollojnë mediat, biznesin dhe drejtësinë.

Adem Grabovci s’dëshiron të kometojë deklaratat e zyrtarëve tjerë të PDK’së. Vetëm konfirmon se do të punojë për të mirën e partisë së themeluar pas përfundimit të luftës.

“Po e përsëris se edhe nëse mbetem anëtari i vetëm i partisë unë do të jem dhe do ta zhvilloj partinë sepse besoj shumë në vizionin e PDK’së të cilin e kam krijuar dhe fuqizuar edhe vet”.

Të shtunën në shtëpinë e Adem Grabovcit kishte shkuar Presidenti Hashim Thaçi, i cili të premten kishte nderuar me dekoratë “Hero i Kosovës”, Dinë Grabovcin e vrarë në luftë.

Adem Grabovci s’ka komentuar nëse këto veprime dhe vizita e Presidentit lidhet me zhvillimet në PDK. Vetëm ka lavdëruar vendlindjen e tij, Pejën.

“Te na n’bjeshkë është shumë mirë, është vizitë normale”, ka thënë Adem Grabovci, i cili është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK’së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz