Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli sot ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati.
Veseli ndau atij mirënjohje për kontributi e dhënë për bamirësi.
‘’Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi.’’, ka shkruar Veseli.
Këta të dy, janë parë shpeshherë bashkë dhe kanë raporte mjaft të mira. Madje në media ishte aluduar se Kastrati mund edhe të bëhet pjesë e PDK’së. Një gjë të tillë e kishte mohuar vetë humanisti.

