back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVeseli, Haradinaj dhe Jasharaj në një konferencë për media konfirmojnë marrëveshjen për...

Veseli, Haradinaj dhe Jasharaj në një konferencë për media konfirmojnë marrëveshjen për nisjen e mësimit

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë për media së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn. Në këtë konferencë u konfirmua se është arritur marrëveshje që mësimi të nisë të hënën, por nuk kanë dhënë detaje se cila është ajo marrëveshje
Konferenca e tyre erdhi pas arritjes së marrëveshjes me SBASHK-un për fillimin e mësimit të hënën.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai udhëheq nuk i ka keqkuptuar asnjëherë kërkesat e të gjithëve në lidhje me Ligjin për Pagat.

Ai tutje tha se marrëveshja me SBASHK-un do të ishte e pamundur pa kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ne asnjëherë s’i kemi keqkuptuar shqetësimet e tyre, ne gjithherë i kemi mirëkuptuar. Nuk ka qenë e mundur të bëhet marrëveshja me SBASHK-un as pa ndihmën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

“Është e ditur që Qeveria është e interesuar t’i japë përgjigje të gjitha kategorive. Ne jemi të interesuar që të respektohet dinjiteti i të gjithëve në Kosovë. Mendoj që jemi gati për nesër, falënderoj sindikatën dhe urime”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se me Projektligjin e ri do të rriten pagat për 70 mijë të punësuar.

E kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, shkurtimisht ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, teksa ka thënë se është arritur një marrëveshje, mirëpo pa dhënë detaje se cila është ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz