BallinaLajmeVeseli: Dyshohet se njerëz që kanë dorëzuar armët tek policia serbe, sot...

Veseli: Dyshohet se njerëz që kanë dorëzuar armët tek policia serbe, sot gëzojnë statusin e veteranit

Të ngjajshme

Fitore Pacolli ia gjen një punë Bajram Kafexhollit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Kreu i PDK’së,  Kadri Veseli ka dalë sot me një nismë të re. Ai tha se javën e ardhshme PDK do të iniciojë komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues, raporton Periskopi.

Veseli thotë se ka dyshime që në listën e mashtruesve ka njerëz që kanë dorëzuar armët në policinë serbe, e sot gëzojnë statusin e veteranit.

‘’Në listën e mashtrimeve, ka dyshime se ka njerëz që kanë dorëzuar armët në policinë serbe, ose edhe kanë qenë policë lokalë në vitet ‘90, sot, me mashtrime, gëzojnë statusin e veteranit. Andaj, Komisioni Hetimor Parlamentar, me punën e tij, duhet të sigurojë që listat e veteranëve të jenë të pastruara nga mashtruesit, në mënyrë që luftëtarët e UÇK-së që kanë nevojë të përkrahen edhe më shumë dhe më denjësisht nga shteti i tyre, për të cilin ata luftuan dhe ishin të gatshëm të vetësakrifikoheshin’’, ka thënë Veseli.

”Armët nuk i ka dorëzuar luftëtari i UÇK’së dhe veterani i vërtetë”.

Tutje ai tregon se çfarë pune do të duhet të bëjë Komisioni Parlamentar.

‘’Raporti final i këtij Komisioni do të bëhet publik, i bazuar në ligj, do të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve të drejtësisë – për t’i ndjekur penalisht mashtruesit. Krahas Komisionit, do të iniciojmë edhe ndryshimet e duhura në Ligjin aktual për Veteranët e Luftës së UÇK-së, me praktikat më të mira të integrimit të tyre në kontributin e angazhimit zhvillimor.Do të specifikohen dhe theksohen të drejtat, privilegjet dhe përgjegjësitë e veteranit të luftës s UÇK-së’’.

‘’Po ashtu, do ta promovojmë edhe Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, për t’ua dhënë luftëtarëve të UÇK-së respektin institucional që duhet ta kenë’’, ka shtuar Veseli./PERISKOPI/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz