back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeVeseli bashkë me gruan vizitojnë nënën e heroit Edmond Hoxha (Foto)

Veseli bashkë me gruan vizitojnë nënën e heroit Edmond Hoxha (Foto)

Të ngjajshme

Në prag të ndrrimit të viteve, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizituar familjën e heroit Edmond Hoxha.

Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në këtë ditë festive, ka takuar nënën e heroit Edmond Hoxhës, Nurijen, transmeton Magazina.al

Me këtë rast kryetari i PDK-së, ka thënë se edhe në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri.

“Bashkë me Violeten ishim për vizitë në familjen e heroit Edmond Hoxha, ku biseduam gjatë e për shumëçka me nënën Nurije. Edhe në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë”, ka shkruar Veseli.

Kujtojmë që heroi Edmond Hoxha u vra në Pestovë më 31 janar të vitit 1997, ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të parët që iu bashkangjitën kësaj ushtrie për çlirimin e Kosovës./Magazina.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz