Vërmicë: Shtetasi shqiptar tenton t’i japë ryshfet policisë dhe doganës – arrestohet
dp

Lexo edheNë darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

Gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.
Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura penale dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Lexo edheNë darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti