back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeVeprimtari i njohur e quan “Tarzan” Kadri Veselin

Veprimtari i njohur e quan “Tarzan” Kadri Veselin

Të ngjajshme

Salih Kabashi që është një aktivist dhe ish i përndjekur politik shqiptar e quan Kadri Veselin ‘tarzan’.

Ai thotë se reagimi i Kadri Veselit pas kritikave që ia bëri Anton Quni, është i injorim i palejueshëm, i pahijshëm dhe më së shumti, siç e quan ai, joparlamentar, raporton periskopi

Sipas tij, mes tjerash, Veseli nuk është i denjë për postin e kryeparlamentarit dhe se udhëheqja e seancës nga ana e tij është skandal.

Lezojeni reagimin e Kbashit, që përveq tjerash është botues, gazetar, udhëpërshkrues e reporter:

TARZANIZMI i Kryeparlamentarit të Kosovës.

Lexoni ç’përgjigje i dha Kadri Veseli Anton Çunit në fund të diskutimit të tij në Kuvendin e Kosovës:

“Valla s’di a fole si profet a si hero, s’t’mora vesh kurgjo, megjithat’ ta vazhdojmë seancën e për të gjitha kto çka fole flasim kur të dush edhe si të duash.”

Analizë e replikës:

E para dhe thelbësorja, mungon formula e domosdoshme e falënderimit nga ana e ushëheqësit të seancës pas përfundimit të fjalës së deputetit.

Ky injorim është e palejueshëm, i pahijëshëm dhe sidomos joparlamentar.

Deputeti nuk foli as si profet, as si hero. Ai foli konkretisht, me emra e mbiemra, për veprime që ai i konsideronte të padenja e të pabesa.

Diskualifikimet, injorimi e shprehjehabia e Kryeparlamentarit flet vetëm për sikletin që atij i kishin shkaktuar akuzat e deputetit. Termat “profet”, “hero” në kontekstin konkret nuk janë kurrëfarë shprehjesh parlamentare dhe flasin për mungesë të tmerrshme të talentit retorik të shefit të Kuvendit.

Në fund të replikës, Kryeparlamentari tregon se nuk është i denjë për postin që mban.

Udhëheqja e seancës nga ana e tij është skandal i paparë.

Për ato që tha Anton Çuni në Parlament, po në Parlament duhet të diskutohet, e jo diku tjetër e jo “kur të duash e si të duash”.

Ky tarzanizëm Kadri Veselin e zhvesh nga kultura parlamentare dhe dëshmon se ai kundërshtarët e tij politikë i lufton me mjete jodemokratike dhe kërcënime kriminale. Natyrisht se kjo sjellje shton dyshimet në të kaluarën misterioze të tij pas lufte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz