BallinaLajmeVeprim shembullor në Ferizaj: Qytetari dorëzon paratë e gjetura tek policia

Veprim shembullor në Ferizaj: Qytetari dorëzon paratë e gjetura tek policia

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Një qytetar nga Ferizaj ka dhënë një shembull të lartë qytetarie duke dorëzuar një shumë të konsiderueshme parash, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, më datë 12.01.2026, rreth orës 16:00, qytetari 61-vjeçar A. Cakolli ka paraqitur shumën e gjetur në stacionin policor në Ferizaj. Paratë u numëruan në prezencë të qytetarit, ndërsa për veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar “Shënim zyrtar”. Aktualisht, mjetet financiare ruhen në stacionin policor.

Policia fton pronarin e ligjshëm të kësaj shume të parave të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe tërheqjen e shumës së tij.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin e tij shembullor dhe human, duke theksuar se ky veprim tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz