Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, është deklaruar për protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se në Tiranë po bëhen gati për protestën në mbështetje të së vërtetës së heronjve të UÇK-së.
“Rruga e Kombit në datë 17 Tetor do jetë pa pagesë, teksa në Tiranë bëhemi të gjithë bashkë në protestën mbarëkombëtare ‘Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët’ në mbështetje të të vërtetës së heronjve të UÇK”, thuhet në shkrimin e ministrit.
- Advertisement -