back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeVengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s,...

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së e OKB-së

Të ngjajshme

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është...

Vedat Muriqi e kalon Robert Lewandowskin me gola në La Liga për këtë sezon

Vedat Muriqi ka shënuar për fitoren 3-1 të Real...

Aksidentohen një veturë dhe një kamionetë, në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, në...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ai ka ndarë pamje të ushtarëve shqiptarë gjatë trajnimeve të trupave në Novo Selo të Bullgarisë, duke thënë se tashmë janë “në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s”.

“Mirëmëngjes me trupat tanë në Novo Selo, Bullgari! Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s. Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar Vengu në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz