BallinaLajmeVengu: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – nevojë strategjike

Vengu: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – nevojë strategjike

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është nevojë strategjike.

Këto deklarata, ministri shqiptar i bëri në Ministerialin e Kartës së Adriatikut në Sarajevë, një forum që bashkon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pesë vende të Ballkanit Perëndimor.

Ai përmendi edhe sfidat e kërcënimet me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor ka ende shumë sfida të trashëguara dhe kërcënime të reja, të cilat kërkojnë partneritet më të ngushtë, investime në kapitalin njerëzor, në mbrojtje kibernetike, në industri, në pajisje dhe sisteme të përbashkëta.

Me SHBA-në besojmë se kjo nismë rajonale është një platformë e domosdoshme, e cila duhet të orientohet drejt bashkëpunimit më efektiv në dobi të rritjes së qëndrueshmërisë së çdo vendi pjesëmarrës”, tha ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz