BallinaVenger: Me Klopin po bëhet cirk

Venger: Me Klopin po bëhet cirk

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger është kthyer të kritikojë sërish kalendarin e ndeshjeve në Premier Ligë dhe në kupën FA. Këtë fundjavë “Topçinjtë” do ta kenë pushim në kampionat pasi të shtunën do të luajnë gjysmëfinalen e kupës FA përballë Reding. “Mendoj se duhet bërë diçka për të ndryshuar rregullat në lidhje me transmetimin e ndeshjeve në TV. Më vjen çudi se pak a shumë në të njëjtën orë luajmë ne në kupën FA dhe dhjetë minuta pas nesh luhet Çelsi kundër Junajtidit.  Çudi si nuk i shohin këto përplasje oraresh”- ka thënë Venger.
Çështja e titullit – “Matematikisht ne jemi ende në lojë për t’u shpallur kampionë. Por në ndryshim nga Çelsi ne duhet të vijojmë të fitojmë takimet tona, duhet t’i fitojmë të gjitha”- ka thënë trajneri Venger.
Largimi i KLop nga Dortmundi – Trajneri i Arsenalit ka komentuar dhe largimin e Jurgen Klop nga Dortmundi. Trajneri gjerman pak kohë më parë ishte në listë si një nga pasuesit e Vengerit në stolin e Arsenalit. Një gjë e tillë nuk e shqetëson aspak trajnerin Venger. “Nuk jam një agjenci për gjetjen e trajnerëve. Unë respektoj çdo trajner, por në këtë rast e shoh këtë situatë si qesharake. Mendoj se çdo klubi duhet të respektojë vendimin e marrë nga klubi i Dortmundit. Ata janë një klub i madh dhe do të arrijë të mbajë lojtarët e vet më të mirë pavarësisht largimit të trajnerit. Ata kanë një histori të madhe e lidhur me rezultate të mëdha dhe nuk besoj se me largimin e Klop historia do të mbarojë këtu”- ka thënë trajneri i “Topçinjve”.
- Advertisement -