back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëVenezuela miraton fluturimin për riatdhesimin e emigrantëve, nga SHBA-ja

Venezuela miraton fluturimin për riatdhesimin e emigrantëve, nga SHBA-ja

Të ngjajshme

KQZ sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe...

Jep dorëheqje presidenti i Barcelonës, Joan Laporta!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka bërë një...

Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit

Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra...

A pritet të kthehet Alba në BBVK?

Vendimi i ish-konkurrentes së Big Brother VIP Kosova, Albës...

Trajneri i Nigerisë sqaron gjithçka rreth përplasjes Osimhen – Lookman

Pas ndeshjes mes Nigerisë dhe Mozambikut në të 16-ën...

Autoriteti Aeronautik i Venezuelës ka marrë një kërkesë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të rinisur fluturimet e riatdhesimit të migrantëve nga ai vend në Venezuelë.

Kështu bëri me dije Ministria e Transportit, në një deklaratë të martën.

“Një fluturim i “Eastern Airlines”, që fluturonte nga Phoenix-i, është autorizuar të ulet në Maiquetia, pranë Karakasit”, shtoi ministria.

Fluturimet e riatdhesimit kishin ndodhur dy herë në javë, por qeveria venezueliane tha gjatë fundjavës se komentet e Trumpit, se hapësira ajrore venezueliane duhet të konsiderohet e mbyllur dhe shpërthimi i tij i fundit në rritjen e tensioneve midis dy vendeve, përbënin një ndalesë të njëanshme të fluturimeve.

Komentet e Trumpit të shtunën se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet “e mbyllur në tërësi” shkaktuan ankth dhe konfuzion në Karakas, ndërsa administrata e tij rrit presionin mbi qeverinë e Maduros.

Qeveria e Venezuelës ka thënë më parë se gati 14,000 venezuelianë ishin kthyer në shtëpi nga SHBA-të me fluturimet midis shkurtit dhe nëntorit, mes masave të ashpra të administratës Trump kundër imigracionit në SHBA.

Të Fundit

Sport

ShowBiz