Nga dr. Rovena VATA
Vendorigjina, fisi dhe rrënjët e të parëve, janë fokusi i mendimit poetik të At Fishtës, në veprën artistiko-letrare si dhe në dëshmitë, që ka dhënë herë pas here. Kujtojmë shkrimin në revistën “Shêjzat”, të cilat kanë botuar shkrimin e takimit të Monsinjor Zef Oroshit me At Gjergj Fishtën në Romë, në vitin 1939, ku vetë At Gjergj Fishta ka konfirmuar: “se është nga Mirdita, e trojet e të parëve nuk i ka shit, as nuk i ka fal”.
Ashtu si gjithë autorët tanë shqiptarë edhe At Fishta nuk i ka “shpëtuar” adhurimit të vendorigjinës së tij, të fisit dhe në fund të fundit, të trojeve të të parëve të tij, ku ndër të tjera At Fishta shkruan:
Ke ato bjeshkë e ke ato male,
Krojet’ karta e t’cemta gurra.
Aty ku shpirti i çdokujt ndjehet i përjetshëm, e për At Fishtën këto janë malet, krojet, mrizet, currat dhe mbi të gjitha gurrat, ku dallon Gurra e Lashtë apo siç njihet nga banorët E Mirditës, si Gurra e Domgjonit.
“JERINA ASE MBRETNESHA E LULEVE” – NJË KRYEVEPËR POETIKE E FISHTËS, ku At Gjergj Fishta i shkruan bukurive shqiptare dhe origjines Mirdites,, Gurres Shekullore dhe Bjeshkeve të Munelles, rrëzë tyre shtrihet Domgjoni i Mirdites, në trojet ku ka lindur gjyshi i Fishtes, Simon Ndoc Paci.
ORA E MIRDITËS (Dalë m` majë të Mundellës, i ban za Orës së Dukagjinit)
Pa ndigjo, moj njomzja e ahit,
Moj bel-holla, rritë nder molla,
Orë e Madhe e Dukagjinit,
M,Big të Shalës qi m`a shkon veren:
Falmeshndet Ora e Mirditës,
Falmeshndet un u kam çue,
Qi nper gurra të Mundlles
Më shkon vera tue u freskue;
Se neLulet na çojn fjalë, Në log t
tyne na me dalë;
Se ato zgjedhë paskan Mbretneshen
Fishta në poezinë “ORA E MIRDITES”, të shkruar në kryevepren e tij poetike, “Jerina Ase Mbretnesha e luleve” përzgjodhi malin e Munelles, dhe Gurrën Shekullore të origjines së tij, për të përshkruar bukuritë shqiptare, dhe për t’i shkruar lidhjeve Mirditë-Dukagjin, (Shalë e Shosh), ku në malin e Munelles, janë edhe sot livadhet e familjes Paci, livadhe që dikur ishin të gjyshit të Fishtes, Simon Ndoc Paci, dhe rrazë Munellës, shtrihet Domgjoni, ku ka lindur Gjyshi i Fishtës, dhe Gurra e Domgjonit, i përket Malit të Munellës dhe uji, që buron në Gurrë, buron nga bjeshkët e Munellës, që në atë kohë quhej Mundellë, siç quhej Fand edhe krahina e Fanit.
Thuajse gjtihë autorët shqiptarë nuk i janë shmangur dot kultit të tokës, kujtojmë këtu Dritëro Agollin, i cili është cilësuar si poeti i TOKËS. Pra autorët shqiptarë janë të lidhur fort me vendorigjinën e tyre apo edhe me kultin e të parëve. Mese miri këtu na vjen ndërmend një thirrje e Pashko Vasos, i cili e përligj gjithë atë çfarë këta autorë kanë ndjerë në lidhje me vendorigjinën e tyre, ku ndër të tjera Pashko Vasa shprehej:
Asht toka e jona, t’part’ na e kanë lanë
Kush mos na e prekë, se desim t’tanë.
E kishte një arsye Pashko Vasa që shprehej kështu, pasi të parët e fisit të tij, që nga i ati ishin shpërngulur prej Mirditës dhe kishin zbritur në qytet. Dimë se gjaku thërret gjakun dhe trojet thërrasin bijtë e tyre.
Vepra “Lahuta e Malcís” së At Fishtës ka rreth 30 mijë fjalë shqipe, që nuk përdorën sot. Pra At Fishta jo pa qëllim e ruajti me fanatizëm të folurën e vendorigjinës së tij, atë të folur autentike gege, duke u bërë kështu një ruajtës i vlerave të gjuhës së pasur të folklorit tonë, pasi gjuha është elementi kryesore i identitetit të një kombi., pra duke i qëndruar besnik shprehjes ashtu siç e ka dëgjuar.
Fishta është një sqimatar i gjuhës shqipe së vendorigjinës së tij, pasi të mos të harrojmë se ishte vepra e jetës së tij dhe i mori 40 vite për ta jetësuar, fakt ky që e bën Fishtën të pavdekshëm, ai ishte në mesin e popullit të tij, duke kundruar ndër ta në gjithë përditshmërinë e tyre, për jetën, traditat, zakonet, doket, ritet, për zbatimin e neneve kanunore.
Fuqia artistike e ndërtimit të gjithë veprës fishtjane gjuha e pastër gege, gjuha e vendorigjinës së tij, gjuha e Domgjonit të Mirditës, gjuhën që ia ka fol gjyshi i tij, Simon Ndoc Paci.
Vendi ku shtrihet vendorigjina e Fishtës është rrëzë malit të Munellës, nga ku At Fishta e mori muzën e frymëzimit, pasi në malin e Munellës, të duket sikur pikërisht aty rri vetë Zoti!!
Gjyshi i At Fishtës në vitin 1800 zbriti nga Domgjoni i Mirditës, në Zadrimë dhe më pas u vendosën në Fishtë. Aty lindi i ati i Fishtës, Ndoka si dhe vetë Zef Paci (Gjergj Fishta), por Fishta asnjëherë nuk harroi vendorigjinën e tij, për ta lënë atë të shkruar si me dëshmi, por edhe përmes fjalës artistike.