Vendimi që mund ta provokojë Luftën e Tretë Botërore, flet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë
01

Lexo edheÇfarë po ndodh me autokolonën ruse që u nis drejt Kyivit? Flasin nga SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar se nuk kanë qëllim për të krijuar zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, pasi që ky vendim mund të provokojë një konflikt të gjerë.
Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Paski, kjo gjë do të mund të shpinte drejt përplasjes së drejtpërdrejtë me Rusinë.
Psaki është pyetur po ashtu nëse presidentët Biden dhe Putin po mbajnë kontakte. Ajo ka thënë se kjo gjë është e vështirë të ndodh gjersa trupat ruse gjenden në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.
Më herët, edhe presidenti i Këshillit Evropian, ka thënë se krijimi i një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë do të mund të eskalonte në një Luftë të Tretë Botërore.

Lexo edheÇfarë po ndodh me autokolonën ruse që u nis drejt Kyivit? Flasin nga SHBA
Ai ka thirrur për kujdes përpara veprimeve dhe hapave të ngutshëm.