Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVendimi i Speciales, Gucati: Ngjan me hakmarrje politike, padrejtësi e rëndë –...

Vendimi i Speciales, Gucati: Ngjan me hakmarrje politike, padrejtësi e rëndë – institucionet të reagojnë

Të ngjajshme

Shefi i EULEX-it Barbano: Pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka dalë në mbështetje...

A ka ndërhyrje estetike? Arbana befason me përgjigjen

Arbana Osmani ka ndarë së fundmi me ndjekësit e...

Fermerja shkëlqen ‘single’ nën diellin e Dubait

Fermerja e Ferma VIP 2, Nur Al Khazali, po...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pasi që Gjykata Speciale në Hagë rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur, duke e cilësuar të njëjtin vendim si të padrejtë dhe arbitrar, shkruan Gazeta Express.

Gucati ka deklaruar edhe se është padrejtësi, dhe se vendimi i ngjan sipas tij një hakmarrje  politike.

‘‘Sot, çlirimtarët e Kosovës, burrat që i prinë luftës për çlirim, duhej të liroheshin dhe të ktheheshin në atdhe, pranë familjeve të tyre dhe popullit që i do dhe i respekton. Ata nuk meritojnë të mbahen pas grilave, ata meritojnë nderim dhe përkrahje’’, ka deklaruar ai mes tjerash.

Postimi:

Sot, bashkë me miq dhe bashkatdhetarë, ishim të pranishëm në seancën e Gjykatës Speciale, ku me një vendim të padrejtë dhe arbitrar, u hodh poshtë mocioni i mbrojtjes për lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një padrejtësi e rëndë që po i bëhet luftës sonë të drejtë për liri. Është një vendim që më shumë ngjan me hakmarrje politike sesa me një proces të drejtë gjyqësor.

Sot, çlirimtarët e Kosovës, burrat që i prinë luftës për çlirim, duhej të liroheshin dhe të ktheheshin në atdhe, pranë familjeve të tyre dhe popullit që i do dhe i respekton. Ata nuk meritojnë të mbahen pas grilave, ata meritojnë nderim dhe përkrahje.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, nga Presidentja, Kryeministri e deri te Kuvendi, që të reagojnë me forcën dhe dinjitetin që kërkon kjo situatë. Nuk mjafton vetëm heshtja apo deklaratat formale  kërkohet që Kosova zyrtare të dalë hapur në mbështetje të bijve të saj që u flijuan për lirinë që sot ne e gëzojmë.

Liria nuk është krim. Lufta jonë nuk ishte luftë pushtuese, por një betejë për jetë, dinjitet dhe të drejtë. Është koha të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vlerat tona, historinë tonë dhe ata që e shkruan me gjak lirinë tonë.

- Advertisement -

Të Fundit