BallinaLajmeVendimi i Haradinajt për rritjen e pagave dërgohet në Kushtetuese

Vendimi i Haradinajt për rritjen e pagave dërgohet në Kushtetuese

Të ngjajshme

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të gjithë kabinetit të tij.

Thotë se ky vendim i kryeministrit është jokushtetues.

”Vendimin e kundërligjshëm dhe të padrejte për rritjen e pagave, në emër të deputeteve të grupit tonë parlamentar si dhe me mbështetjen e tre deputeteve tjerë të opozitës, sot e kam dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim është jokushtetues edhe për shkak se ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit si autoritet legjitim por edhe për shkak se është në shpërputhje me gjendjen socioekonomike. Pas vendimit të drejtë të AKK edhe Gjykata Kushtetuese duhet së pari të vendos për masë të përkohshme pra ta pezulloj këtë vendim, deri në shfuqizim të tij!”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Ky reagim i Deputetes së Vetëvendosjes si dhe grupit të saj parlamentar të Kuvendit të Kosovës, erdhi pasi Agjencia kosovare kundër-korrupsionit e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz