Këtë mesazh ua përcolli botës një prej zyrtarëve kryesorë të shëndetit publik të vendit këtë javë, pasi Australia filloi procesin e ngadaltë të lehtësimit të kufizimeve, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Një deklarim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm vetëm një muaj më parë, periudhë kjo gjatë së cilës shkalla e infeksionit në të gjithë vendin arriti në shifra të trefishta. Por të premten, i gjithë vendi raportoi vetëm 16 raste të reja.
Kryeministri australian Scott Morrison tha të premten se Kabineti Kombëtar do të takohet më 8 maj për të marrë në konsideratë masat lehtësuese të bllokimit, duke sjellë diskutimin nga java që fillon.
“Australianët kanë vërejtur një shenjë të hershme”, tha Morrison. “Ne kemi nevojë të rifillojmë ekonominë tonë”, potencoi tutje kryeministri australian.
Testet dhe masat e rrepta të izolimit kanë rezultuar të jenë sekreti i menaxhimit të suksesshëm të situatës pandemike. Deri më tani, 570 mijë teste diagnostikuese të koronavirusit janë kryer në Australi, sipas Departamentit të Shëndetësisë australiane.
Në disa shtete, kurba është rrafshuar plotësisht: Queensland nuk ka raportuar ndonjë rast të ri që nga e hëna, derisa Australia e Jugut nuk ka pësuar ndonjë infeksion të ri për më shumë se një javë.
















