BallinaJetëVendi i parë në Evropë që i rihap shkollat të mërkurën

Vendi i parë në Evropë që i rihap shkollat të mërkurën

Të ngjajshme

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën

Ka ardhur momenti vendimtar për Përfaqësuen e Kosovës në...

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Danimarka të mërkurën e filloi rihapjen e shkollave një muaj pasi ato qëndruan të mbyllura, duke u bërë shteti i parë evropian që e ndërmerr një hap të tillë.

Pjesë e vendimit janë çerdhet dhe shkollat fillore, të cilat u mbyllën më 12 mars si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, mësimi do të rifillojë vetëm në gjysmën e shkollave të vendit dhe vetëm në 35 për qind të shkollave të Kopenhagës, sepse disa shkolla kanë kërkuar më shumë kohë për t’i zbatuar protokollet shëndetësore.

Sidoqoftë, pritet që të gjitha shkollat e këtij shteti të Evropës Veriore të hapen nga 20 prilli, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në fillim të këtij muaji, qeveria qendrore tha se shkollat do të hapen me kushtin që të gjithë të mbajnë distancë mes vete dhe t’i pastrojnë duart.

Nga shkollat është kërkuar që të sigurohet largësi prej dy metrave mes bankave që janë për vetëm një nxënës. Për t’i zbatuar më lehtë rregullat, disa shkolla po organizojnë mësim jashtë objekteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz