Me sezonin e Premier League që sapo ka përfunduar, Federata ka konfirmuar fitimet marramendëse të klubeve. Të gjithë së bashkua kanë përfituar 2.8 miliardë euro nga të drejtat televizive për sezonin 2017/18.
Renditja më poshtë tregon se si janë shpërndarë të ardhurat e çdo klubi, teksa pagesat e të drejtave televizive janë ndarë në mënyrë të barabartë mes 20 ekipeve.
Manchester City ka fituar 171 milionë euro ndërsa klubi i vendit të fundit ka fituar 108 milionë euro.
Në krahasim me La Liga-n, megjithëse të dhënat e sezonit 23017/18 akoma nuk janë publikuar, West Brom ka fituar më tepër se vendi i tretë Atletico Madrid.
Të dhënat e La Liga-s tregojnë se 20 klubet spanjolle kanë fituar 1.247 miliardë euro së bashku, me Barcelona që merr 142.2 milionë, Real Madrid 140.1 milionë euro, ndërsa Atletico fiton vetëm 39.3 milionë euro.