Vëllait të dëshmorit të UÇK-së ia ‘vjedhin’ Facebook-un dhe ia marrin 4 mijë euro të afërmve
01

Lexo edheMSh bën thirrje për vaksinim: Komplikimet në zemër pas infektimit me Covid-19, më të larta sesa pas marrjes së vaksinës

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Çekaj ka treguar si ndodhi e gjithë ngjarja dhe se ka bërë një denoncim në polici.
“Sikur unë i kam shkruar njerëzve që jam në Shqipëri dhe jam me Koronavirus. I pari që më mori në telefon, më tha ku je, në shtëpi ku të jem i thash. Po ti më shkrove dhe më kërkove lekë. Ndërkohë, unë para disa orësh isha në kafe me të.
I kanë kërkuar lekë 4 personave dhe i kanë shkruar. Nuk e di se kush fshihet pas kësaj, denoncim kam bërë por jo me emër se nuk e kam idenë. Por mendoj se dikush që më njeh mirë dhe sidomos mua që e dinë që jam vëllai i heroit Sali Çeka dhe e dinë që më ndihmojnë.

Lexo edheMSh bën thirrje për vaksinim: Komplikimet në zemër pas infektimit me Covid-19, më të larta sesa pas marrjes së vaksinës
Çdo herë është deklaruar që unë jam i shtruar në spital dhe nuk kam mundësinë të shkoj t’i marr, por do shkoj një person, mik i imi, Mark Alia, të shkojë t’i marr. Po unë nuk e njoh këtë emër, nuk e di a ekziston a jo. Unë e kam bërë denoncimin edhe këtu në Gjermani”, rrëfeu Çekaj./abcnews.al
