BallinaRegjionaleMitrovicëVëllai i Nazlije Sherifit i reagon IKSHPK-së: Falenderoj IKSHP për mashtrimet dhe...

Vëllai i Nazlije Sherifit i reagon IKSHPK-së: Falenderoj IKSHP për mashtrimet dhe montimin e rezultateve, do vijë koha kur do demaskohen të gjithë

Gjatë ditës së djeshme, 19 vjeçarja nga Mitrovica, Nazlije Sherifi ndërroi jetë.

Sot QKUK në një përgjigje për Indeksonline tregoj se 19 vjeçarja ishte e infektuar me koronavirus.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Rreth kësaj ka reaguar vëllai i Nazlije Sherifit, Ilir Sherifi i cili e ka quajtur rastin për koronavirus si mashtrim.

“Falenderoj IKSHP per mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia don qefi,do vij koha kur do demaskohen te gjith ata qe po tentojn te bejne pa drejtsi ne keto dite te renda per ne”, thuhet në postimin e Ilir Sherifit.

Nazlije Sherifi, që vdiq dje, vuante nga lëngimi i veshkës./Indeksonline/