back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeVëllai i Enver Sekiraqes dyshohet se plagosi dy persona në Prishtinë

Vëllai i Enver Sekiraqes dyshohet se plagosi dy persona në Prishtinë

Të ngjajshme

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Policia përmes një komunikate për media ka treguar inicialet e personave që dyshohet se kanë tentuar ta kryejnë këtë vrasje. Por, Express mëson nga burimet e saj se njëri nga të arrestuarit është vëllai i Enver Sekiraqës, Naser Sekiraqa.

Policia ka njoftuar përmes një komunikate se me të dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona: Z.J, mashkull , 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.U, mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë  dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00,  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj  dy persona të dyshuar.

N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Burime të Gazetës Express tregojnë se njëri nga personat që tentoi të kryente këtë vrasje në qendër të Prishtinës, është Naser Sekiraqa, vëllai i Enver Sekiraqës.

“Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i  dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thotë policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz