Agim Veliu ka reaguar pasi nuk u kandidua për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët, aktivistët dhe anëtarët e partisë që kanë kërkuar përfshirjen e tij në listë të kandidatëve, që thotë se e kanë bërë me qëllim të fuqizimit dhe unifikimit të degës në Podujevë dhe LDK-së në tërësi.
Ai ka thënë se kjo që është bërë sot është një padrejtësi e pashembullt brenda partisë së tij, shkruan lajmi.net.
“Përjashtimi im nga lista e kandidatëve nuk është vendim politik! Është manovër e ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë”, ka shkruar Veliu.
Ai ka thënë se nuk është bërë barrë për askënd por siç thotë ai “dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura”.
“Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur. Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare. Transparenca dhe drejtësia do të kërkohen deri në fund. Ky është vetëm fillimi..”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Veliu nuk është kandiduar nga LDK as në zgjedhjet e 9 shkurtit. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: