Veliu, në vizitë zyrtare në Westerstede

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndron për vizitë zyrtare në Bashkinë Westerstede të Gjermanisë, ku sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Westerstedes, Klaus Gross.
Veliu i bëri thirrje kryetarit Gross që në takimet me biznese të kësaj bashkie t’i inkurajojë ata për të investuar në Podujevë, sidomos në ngritjen e qendrave të grumbullimit të mjedrës, ngase kjo po paraqet problem për kultivuesit llapjanë.
Gross i premtoi Veliut vazhdimin e mbështetjes për Komunën e Podujevës, si dhe u shpreh i lumtur për zhvillimet pozitive që kanë ndodhur që nga vizita e tij në Podujevë para dy viteve. Ai gjithashtu i premtoi kryetarit Veliu se në takimin e tij qe do ta ketë në muajin tjetër me përfaqësues të Qeverisë gjermane do t’u bëj thirrje për investime në këtë komunë.
Lexo edheVendet ku nesër nuk do të ketë rrymë














