back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeVeliu: LDK s’e mbështetë propozimin e Kurtit, taksa të hiqet menjëherë

Veliu: LDK s’e mbështetë propozimin e Kurtit, taksa të hiqet menjëherë

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njwherit edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka dalë kundër propozimit të “shefit” të tij- kryeministrit Albin Kurtin për taksën 100 % ndaj mallrave serbe.

“Ne si LDK e kemi dhënë qëndrimin tonë zyrtar. Pra, edhe unë jam që taksa të hiqet ashtu siç po e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë- në këtë rast amerikanët, që taksa të hiqet e tëra”, tha ai për Gazeta Blic.

Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka theksuar se Kosova duhet të bashkëpunoj ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur se nëse kryeministri Albin Kurti do ta sjellë në qeveri propozimin e tij që taksa të hiqet shkallë- shkallë, e jo tërësisht si do të veproj LDK, ai tha se për këtë duhet të diskutohet në organet e partisë.

“Për këtë çështje duhet të vendosin organet e LDK-së se si do të veprohet”, tha ai.

Ditë më parë, gazeta ka raportuar se LDK nuk do ta votojë këtë propozim të Kurtit në Qeveri.

Kurti nuk do t’i ketë votat e mjaftueshme në qeveri për ta kaluar këtë propozim, për faktin se pos 7 votave të LDK-së, i ka edhe dy vota të Listës Serbe kundër.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme emisari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë- Serbi, Grenell ka kërkuar sërish që të hiqet taksa ndaj mallrave serbe.

Madje, ai ka kërcënuar se nëse nuk hiqet kjo taksë, Kosova nuk do të mund të mbështetet në ndihmën ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz