back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaRegjionaleDrenasVehbi Berisha uron qytetarët e Drenasit

Vehbi Berisha uron qytetarët e Drenasit

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha ka uruar qytetarët e Drenasit me rastin e ditës së çlirimit.

Berisha ka shkruar se kjo ditë e madhe është ndër ditët më të shënuara në historinë tonë.

“Kjo liri na obligon sot, që secili qytetarë e në veçanti udhëheqësit e Institucioneve të vendit (qendrore apo lokale) të punojmë fort për vendin tonë, që vendi ynë të ketë perspektivë të qartë të zhvillimit ekonomik, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen pa kompromis, duke sigurua një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë. Kujtim dhe respekt të përjetshëm për të gjithë dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut” – shkruan Berisha në facebook.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Vehbi Berishës

Të nderuar qytetarë të Drenasit, me lejoni që me rastin e ditës së çlirimit të Drenasit të ju uroj për ketë ditë të madhe e cila do të jetë përjetësisht njëra nder ditët me të shënuara në historinë tonë. Dita e çlirimit të Drenasit por edhe mbarë Kosovës, na kujton vuajtjet, sakrificën, persekutimin, shkatërrimin dhe gjenocidin mbi Popullin tonë nga regjimi shovinist Serb, ku në altarin e lirisë ranë me mija dëshmorë si dhe me ndihmën e aleateve ndërkombëtare e arritëm atë më të çmuarën, lirinë e vendit.

Kjo liri na obligon sot, që secili qytetarë e në veçanti udhëheqësit e Institucioneve të vendit (qendrore apo lokale) të punojmë fort për vendin tonë, që vendi ynë të ketë perspektivë të qartë të zhvillimit ekonomik, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen pa kompromis, duke sigurua një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë. Kujtim dhe respekt të përjetshëm për të gjithë dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut.

Të Fundit

Sport

ShowBiz