Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit: Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit
dp

Lexo edheTrump telefonon Putinin, zbardhen temat e diskutimit

Përmes një mesazhi, Bajrami ka kujtuar rolin dhe sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës për liri, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në marsh.
“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit, për ata që ne i pamë si shpresë në vitet e robërisë. Marshojmë më 12 shtator në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, marshojmë për lirinë e tyre. Se liria ka veç një emër, UÇK!”, ka shkruar Bajrami.
Thirrja e aktorit i është bashkuar mbështetjes së gjerë që po vjen nga artistë, figura publike, veteranë, familje të dëshmorëve, biznese dhe qytetarë për “Marshin për Liri”.

Lexo edheTrump telefonon Putinin, zbardhen temat e diskutimit