Deputeti i VV-së, Salih Zyba sot përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë postimin e Fatmir Shehollit i cili i ftoi qytetarët për të marrë pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale.
Zyba me ironi, ka thënë se “pas Isa Mustafës e Përparim Ramës, edhe Fatmir Sheholli e mbështet protestën e nesërme”.
Në këtë postim të tij, ishin qytetarët ata që përmes komenteve e kundërshtuan deputetin.
“E ti shoku Salih pse je kunder protestes!”, “Amo veq ju o mjerana mos e mbeshtetni amo jeni gzu fort qe e kan votu te tjeret por ju nuk keni qen kundra gjykates se po te ishit kundra do te votonit kundra por nuk keni votuar mjerana”, ” Çu dil n’protestë e mos shit fore! Veç pse udb e ka shti me përkrahë Sheholli protestën, nuk dmth që protesta nuk është e duhur. Krejt në të kundërtën, udb, përmes manipulimit të VV me fore e taktika, po bënë gjithçka t’a zbehë këtë protestë. Çu dil n’protestë e mos shit fore!”, “Vallahi more Salih Shoqi ky esht ndoshta shume me i mire se zonja Schwarz , e shume Shoke te juje qe skan lane gje pa ber kunder UÇK”, janë disa nga komentet drejtuar Zybës.
Postimi i plotë i Zybës: