Veç dy ndeshje larg Botërorit të parë, Shqipëria e vendosur për fitore në Poloni sonte
dp

Lexo edheHysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Njëjtë si Kosova, as Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër kualifikimit në një Kampionat Botëror.
Pasi e shijuan dy herë pjesëmarrjen në Kampionat Evropian, Kuqezinjtë janë më të vendosur se kurrë më parë që ta shijojnë edhe aromën e Kupës së Botës, shkruan “Gazeta Express”.
Trupa e Sylvinhos e ka marrë rrugën drejt Varshavës me plot optimizëm që të dalë fitimtare ndaj Polonisë sonte në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off’-it të Botërorit.
Përkundër mungesave në sulm, trajneri brazilian e ka menduar mirë ekipin më kompakt të mundshëm për t’ju kundërvënë Robert Lewandowskit me shokë.

Lexo edheHysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?
Shqipëria është e vetëdijshme se një mundësi si kjo nuk vjen shpesh, prandaj është e vendosur që të tentojë maksimalisht që ta shfrytëzojë atë.
Në rast të fitores sonte, Kuqezinjtë në finalen e së martës tjetër, po ashtu në udhëtim, do të luanin me fituesin e sfidës tjetër gjysmëfinale, Ukrainë – Suedi. /Gazeta Express