back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVdesin 3 persona në aksidente trafiku

Vdesin 3 persona në aksidente trafiku

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 3 viktima të cilët kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik, shkruan GazetaBlic.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë apel nga qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar në trafik në mënyrë që të mos ndodhin aksidente të tilla.

“Bazuar në statistikat tona vetëm gjatë 24 orëve të kaluara tre (3) persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ku sipas informacioneve fillestare shkaktarë kryesor vlerësohet të kenë qenë; pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, perdorimi i alkoolit etj”, njofton policia.

Aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur në Novobërdë, Shtime dhe në Autostradën Duhël-Suharekë.

Novobërdë 09.11.2019, 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K serb pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nën ndikim të alkoolit ka goditur dy-këmbësor  viktimat meshkuj/K shqiptar. Viktimat kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin e Gjilanit ku njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Muzeqin, Shtime. 09.11.2019 01:34. Raportohet  se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar automjetin e  tij,  nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dal jashtë rruge në një hendek. Si pasoj e aksidentit lëndime vdekje prurës ka pësuar një femër K/Shqiptare,  vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona , dy meshkuj dhe dy femra K-Shqiptare . Te lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa , me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion kurse i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Autostradë Duhël -Suharekë. 08.11.2019-17:30. Lidhur me rastin, raportohet se me 09.11.2019 ne QKUK , ka ndërruar jete viktima femër K-Shqiptare. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

Të Fundit

Sport

ShowBiz