back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeVdes veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi - Plaku

Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi – Plaku

Të ngjajshme

Edi nuk i ndahet Bias (Video)

Momentet intime mes Edit dhe Bias nuk po kanë...

Tahiri: Pa përçarje, pa kaos, pa stagnim- Vetëm punë, zhvillim dhe bashkim për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ableard Tahiri...

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të motoçikletave në Gjilan

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si...

Komuna e Malisheves ka njoftuar se ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi, i njohur si “Plaku”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet me rastin e vdekjes së tij.

Sipas Haradinajt, Krasniqi ishte një luftëtar i gatshëm për sakrificë dhe shembulli i tij duhet të kujtohet ndër breza.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Skender Krasniqi. Skenderi ishte luftëtar i orëve të para, i gatshëm për sakrificë, sa herë që e kërkoi atdheu. Shembulli i tij prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Homazhet për të ndjerin organizohen nga OVL e UÇK-së, në orën 15:00 në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani” në Malishevë dhe Mbledhja Komemorative mbahet në orën 16:00.

Ndërsa varrimi bëhet në orën 17:00 në Varrezat e fshatit Carrallukë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz