Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja nga Vrella e Istogut, Florijeta Rugova.
E ndjera ishte aksidentuar në Prishtinë në aksidentin ku kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.
Florijeta ishte në repartin e intenzivës në Prishtinë që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi pas goditjes së fuqishme që kishte marrë. Lajmin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe familjarët.
Indeksonline i shpreh ngushëllime familjes për vdekjen e hershme të vajzës. /Indeksonline/