Vdes shtetasi gjerman në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga hoteli
BILLI

Lexo edheE rëndë: Dëshmitarët tregojnë si e nxorën të riun nga liqeni i Radoniqit, por nuk mbijetoi

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke thënë se dyshohet se shtetasi gjerman është hedhur nga hoteli.
Deri tash nuk dihen detaje, por është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente.

Lexo edheE rëndë: Dëshmitarët tregojnë si e nxorën të riun nga liqeni i Radoniqit, por nuk mbijetoi
Viktima jetonte prej kohësh në Mitrovicë, pasi punonte në projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.