BallinaLajmeVdes personi që krijoi komandën e preferuar të shqiptarëve “copy – paste”

Vdes personi që krijoi komandën e preferuar të shqiptarëve “copy – paste”

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Larry Tesler, një ikonë e hershme e kompjuterikes, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

Ai nisi të punonte në Silicon Valley në fillim të viteve të 60-a, në një kohë kur kompjuterët ishin të paqasshëm për shumicën e popullatës.

Falë inovacioneve të tij – që përfshinin komandat “cut” (shkëput), “copy” (kopjo) dhe “paste” (barte) – kompjuteri u bë më i thjeshtë për t’u mësuar e për t’u përdorur.

Komandat e tij u inkorporuan në softuerin e kompjuterit “Lisa” më 1983 dhe në Macintoshin që u lansua një vit më pas, shkruan BBC.

Tesler ishte lindur në Bronx të New Yorkut më 1945. Ai kishte studiuar në Stanford University në Kaliforni.

Pas diplomimit, ai specializoi në hartimin e ndërfaqes për përdorues – për të bërë më të përshtatshme për përdoruesit sistemet kompjuterike.

Ka punuar në shumë kompani të mëdha gjatë karrierës së tij, përfshirë Applen ku kaloi 17 vjet. Pas largimit nga Apple, Tesler hapi kompani të veten dhe punoi edhe për Amazonin e Yahoon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz