BallinaLajmeVdes njëri nga të plagosurit te ‘Parku i Qytetit’

Vdes njëri nga të plagosurit te ‘Parku i Qytetit’

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, e ka konfirmuar për Insajderin se njëri nga dy të plagosurit te ‘Parku i Qytetit’ sot në Prishtinë, ka vdekur.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve për ta shpëtuar, Fazliu ka thënë se kjo nuk është arritur.

I vdekuri është i lindur në vitin 1994.

Kurse i plagosuri tjetër A. G., tash për tash, thotë Fazliu, është në sallën e operimit në gjendje shumë të rëndë.

Sipas tij, janë angazhuar i gjithë stafi mjekësor për ta shpëtuar/Insajderi.com

Të plagosurit të ‘Parku i Qytetit’, në rrezik për jetë

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i ka thënë Express-it se gjendja e dy të plagosurve para pak kohe te ‘Parku i Qytetit’, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fazliu ka thënë se të dytë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike dhe janë në rrezik për jetë.

Po ashtu, Express merr vesh se njëri nga të plagosurit është Eron Agaj, i njohur si “Cuci”, anëtar i grupit të tifozëve “Plisat”.

Dy të plagosur me armë zjarri te Parku i Qytetit në Prishtinë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur para pak minutash tek parku i qytetit në Prishtinë. Një qytetar i ri në moshë ka shtënë me armë në drejtim të një qytetari tjetër derisa ai po kalonte me skuter, shkruan Gazeta Fjala.

I sulmuari nuk dihet nëse i ka mbijetuar sulmit, ndërsa është dërguar në spital me një taksi.

Ende nuk dihen motivet e sulmit. Sulmuesi ka ikur, derisa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin se dy persona janë plagosur me armë zjarri tek Parku i Qytetit.

“Rreth orës 12:00 të pasdites ka ndodhur plagosja. Dy persona janë dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë për Gazetën Fjala zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

parku 4 Parku parku2 parku3

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz