back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeVdes një punëtor pasi ra nga skelet e një ndërtese në Prizren

Vdes një punëtor pasi ra nga skelet e një ndërtese në Prizren

Të ngjajshme

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës...

Gruda: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të procedojë buxhetin në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar vendimin e...

Bieber çmend rrjetin: ‘Nëse mendon me epsh për një tjetër, është tradhti!’

Këngëtari kanadez dhe fituesi i çmimit Grammy, Justin Bieber,...

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve trupore pasi pasi ka rënë nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Rastin për lajmi.net, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Më datë 29.10.2025, rreth orës 13:30, është raportuar se një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.

Ndërkohë, Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë kompetente hetimore, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz